Mesditën e sotme në Lezhë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Mësohet se një 34 vjeçar ka lajmëruar policinë pasi ka shptuar nga plumbat. Ai u qëllua teksa udhëtonte me një mjet të llojit kamionçinë. Alfred Gjoka nuk është dëmtuar pasi plumbat nuk e kanë prekur. Ai rezulton të jetë një person pa precedentë penalë. Për momentin hetuesit janë përqëndruar në ndonjë konflikt që i riu mund të ketë pasur së fundmi. Policia njofton se ka pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Shtetasi A. Gj, 34 vjeç, banues në fshatin Adriatik, ka njoftuar në sallën operative se në drejtim të automjetit tip kamionçinë që ky shtetas drejtonte është qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë hetimit, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e dokumentimin e kësaj ngjarje. Nga shërbimet e Policisë janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen, si dhe janë sekuestruar pamje filmike. Gjithashtu, janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje, më qëllim kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna për zbardhjen e dokumentimin plotë të kësaj ngjarje.
/Priza.al/