Emri/ Qëlloi me armë drejt automjeteve, kapet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ka qëlluar me armë drejt disa automjeteve.

Shtetasit Fatmir Musteqja i është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Mësohet se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve intensive të zhvilluara gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri, në drejtim të disa automjeteve të parkuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Smart”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g. Në përfundim të veprimeve,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Kamzë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të shtënat me armë zjarri në Kamëz, policia zbardh detajet: Autori qëlloi në drejtim të dy makinave


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *