Është vetëdorëzuar shtetasi Agron Mahmuti, 49-vjeç i cili ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”.
Burime për median bëjnë me dije se 49-vjeçari ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13-vjeçare, të cilët një ditë më parë janë konfliktuar me të birin, bashkëmoshatarë të tij. Kujtojmë se Mahmuti i është drejtuar të miturve me një armë në dorë, ku dhe ka goditur një prej tyre me qytën e pistoletës.
Fatmirësisht ngjarja nuk ka shkaktuar asnjë viktimë pasi plumbi i cili u nis në drejtim të tyre, goditi vetraten e një lokali aty pranë.