Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Sarandë, teksa ishte duke mbledhur ullinj.
Burime për median bëjnë me dije se viktima është Gëzim Redhi i cili punonte si pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, me titullin profesor doktor.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në lagjen nr.1, Ksamil, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.