Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin Agron Bejdollin, pasi dyshohet si autor i rrëmbimit të Indrit Beqirajt në autostradën Durrës-Tiranë.
Kujtojmë se i riu ishte duke udhëtuar me vëllain e tij, Gentian Beqiraj ku dhe janë përplasur me një automjet, brenda të cilit ndodheshin 4 persona.
Shkak për konfliktin dyshohet të jetë bërë përplasja në tentativë për sqarim, ndonëse policia dyshon për prishje të pazareve të drogës.