Drejtori i Doganës së Fierit, Arlind Lagji është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë.
Burime për median bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka firmosur shkarkimin e tij, pasi denoncimit të qytetarit Algert Belulajt i cili deklaronte se Lagji ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Kujtojmë konflikti mes Lagjit dhe Belulajt ka nisur pasi ky i fundit ka mësuar se bashkëshortja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me ish-drejtorin e Doganës.
Mësohet se Lagji është pezulluar deri në përfundim të hetimeve, ku më pas do të merret vendimi përfundimtar.