Migen Elezi, një shqiptar i dënuar më parë për trafik droge është kapur sërish nga autoritetet britanike. Ai ishte dëbuar nga autoritetet britanike pasi u kap duke rritur më shumë se 100 bimë në një shtëpi në Southampton.
Por, këtë herë, ai është kapur duke u kujdesur për një shtëpi kanabisi me vlerë deri në 66,000 £ në pronën në Sirdar Road, Portswood.
Policia ishte informuar për “shtëpinë e barit” dhe rrethoi ndërtesën. Vetë 42-vjeçari pasi pa efektivët zbriti dhe u hodh duke thyer kyçin e dorës. Më pas tentoi të vraponte, por u arrestua.
Ai pranoi në gjykatë se prodhonte një drogë të klasit B.
“Është mjaft e qartë se ky është një njeri që është shfrytëzuar për të paguar një borxh,”- tha avokatja e tij Keeley Harvey.
Elezi u dënua me 16 muaj burg.