Poeti dhe rapsodi i mirënjohur, Pelivan Bajrami, është ndarë nga jeta mëngjesin e kësaj të enjte.
Pena e ndritur e Labëisë ka mbyllur sytë përgjithmonë. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Sejmen Gjokoli, drejtoi I Qendrës Kulturore Aulona Vlorë.
“PELIVAN BAJRAMI, LAMTUMIRË! Shuhet, poeti dhe rapsodi, Pelivan Bajrami, një nga penat e ndritura të Labërisë. Mjeshtër i vargut plot lirizma por edhe i humorit të rrallë, nga satiristët më të thekur shqiptar.
Një nga kontribuesit më në zë në zhanrin e këngës polifonike; si krijues, interpretues dhe organizator i grupeve labe. Lamtumirë, mik i shtrenjtë!” shkruan ai.
Pelivan Bajrami cilësohej si “Plaku i Bardhë i Letrave Shqipe”, qysh më 23 Tetor 1995. Libri I tij “Populli dhe politika”, bëri shumë bujë për kohën dhe fitoi një popullaritet të paimagjinuar. Interesante është se edhe sot ky libër është si një kod shpirtëror e moral në vargje ndër shqiptarë. Edhe pse nuk ka ndonjë ndikim të shfaqshëm nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, as nga Kanuni i Skënderbeut, as nga Kanuni i Labërisë dhe as nga ligje apo përmbledhje ligjesh e normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomike – shoqërore të periudhave të kaluara.