Policia e Tiranës njoftoi pak më parë se një shtetas i cili po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë mjetit të shtetasit Taulant Tusha i cili kishte parkuar pranë bashkisë, por më vonë policia ka sqaruar se makina ishte e UKT-së.
Zjarri është shuar shpejt pa shkaktuar dëme. Mësohet se Taulanti mban pozicionin e drejtorit në Bashkinë e Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.
Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sqarim
Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur pak më parë ku një shtetas ende i paidentifikuar, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë një automjeti, ju informojmë se:
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar që automjeti nuk është në pronësi të shtetasit T. T., por në pronësi të UKT-së Bashkisë Tiranë.
/Priza.al