Një krim brenda familjes është parandaluar në Sarandë.
Burime për median bëjnë me dije se një 34-vjeçar ka tentuar t’i marrë jetën ish-bashkëshortes.
Shtetasi Kleo Hysi është arrestuar në flagrancë nga blutë me pistoletë pa leje, ku dhe kishte udhëtuar enkas nga Tepelena në Sarandë për të vrarë ish-bashkëshorten, shtetasen me iniciale F.Ç., me të cilën ka dy fëmijë, respektivisht 9 dhe 13-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.