Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi i trafikut të drogës nga Kolumbia në Frakull, Fier. U mësua se koka e grupit është shtetasi Nikolin Gjolena, i cili tashmë ka përfunduar në pranga.
Ndërkaq mësohet se plehu kimik, që përdorej si mbulim për të fshehur kokainën ishte porositur nga kompania në emër të shtetasit Zenel Çervenaku.
Thasët janë zbuluan në oborrin e banesës së ish kreut të Komunës Frakull, Viktor Çervenakut, por ai nuk ishte prezent në momentet e ndërhyrjes, ndërsa është arrestuar më pas.
Thasët kanë nisur të transportohen nga kamionët e policisë dhe pritet që të hapen në një pikë, për të kontrolluar më pas për drogën dhe sasinë që dyshohet se ndodhet në brendësi. /News24