Emri Tupac Shakur ende bën jehonë në ditët e sotme edhe pasi reperi u qëllua për vdekje vite më parë.
Momentet e fundit të jetës ai ndodhej në makinën e tij, tip BMW 750IL me vit prodhimi 1996, automjet i cili është ruajtur deri në ditët e sotme.
Kjo makinë, në të cilën ‘Zoti’ i rrepit u vra, ka dalë në ankand nga Celebrity Cars Las Vegas, me vlerën marramendëse prej 1.7 milion dollarësh.
Kujtojmë se pas atentatit Tupac u dërgua menjëherë në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Reperi mori 4 plumba në gjoks dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më pas. Arma me të cilën u vra ishte e tipit ‘Cadillac’ i bardhë dhe u gjend afër vendit të ngjarjes.
Vrasësi i tij ende nuk njihet dhe nuk është vënë para drejtësisë, ndaj vdekja e Tupac mbetet një mister.
Vlen të përmendet fakti që edhe pas 25 vitesh, 2Pac mbetet ndër artistët më të dëgjuar, me këngë hit që ende arrijnë majat e klasifikimit.
/Priza.al/