Turku Faruk Fatih Ozër i cili ndodhej në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shqipëri.
Burime për median bëjnë me dije se 28-vjeçari turk jetonte në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan dhe në disa qytetet të tjera.
I riu akuzohet për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat, pasi u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”.
Pasi kompania shpalli falimentim, turku u shpall në kërkim ndërkombëtar.