Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, pasi një 56-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se shtetasi Nikolin Staka ka ndërruar jetë pasi është goditur me grushte në qafë nga fqinji i tij, ku si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.
Sakaq është arrestuar autori i këtij krimi shtetasi me iniciale A. M., 51 vjeç, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Një sherr banal ka degjeneruar në vrasjen e një 56-vjeçari në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.
Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.