Një 31-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi u kap me armë zjarri.
Shtetasi me Miftar Troci akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Sakaq janë sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “The user”, sekuestrohen dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi Miftar Troci, mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The user”. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, në një banesë në fshatin Zall-Reç, që shtetasi Miftar Troci, e përdorte për të fshehur sende të kundraligjshme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit Miftar Troci, 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.