Emri/ U përball me Vettingun, KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Fierit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë këtë të enjte prokuroren e Fierit, Ervisa Hyka.

Burime për median bëjnë me dje se hetimi ndaj prokurores në lidhje me pasurinë ka rezultuar pa probleme dhe se KPK nuk ka gjetur probleme as me adresat e banimit të Hykës, shtëpi me qira në Tiranë dhe më pas shtëpinë e prindërve në Fier. As prindërit e prokurores nuk rezultuan me probleme.

Mësohet se dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dhënë përgjigje pozitive në lidhje me hetimet ndaj Hykës.

Ervisa Hyka përfundoi studimet e Magjistraturës në vitin 2012 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prej vitit 2015, ajo e ushtron funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *