Një 43-vjeçar është arrestuar në Skrapar, pasi pasi u paraqit në spital i plagosur duke gënjeu edhe autoritetet.
Shtetasi, Valter Braho është paraqitur me dëmtime në trup, në spitalin dhe në deklaratë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetëdëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit Andrea Ajasllari.
Por nga hetimet ka rezultuar se 43-vjeçari është plagosur me armë zjarri, ku për pasojë është shpallur në kërkim Andrea Ajasllari, 47 vjeç, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së tij Skrapar, ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë:
Deklaroi se ishte vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, 43-vjeçari që u paraqit në spitalin e Beratit, ditën e djeshme.
Shpallet në kërkim 47-vjeçari që dyshohet se e plagosi aksidentalisht me armë zjarri.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 43 vjeç, banues në Skrapar, sepse ditën e djeshme është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetëdëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit A. A.Nga veprimet hetimore të punonjësve të Policisë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e të dëmtuarit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se ky shtetas ishte plagosur me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së tij, në fshatin Grevë, Skrapar, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasin V. B. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.