Emri/ U qëllua me armë sot në Vlorë, zbulohet kush është 37-vjeçari

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Djego Hanaj, 37 vjeç, u plagos përpara pallatit të tij dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *