Një emigrant shqiptar ka ndërruar jetë këtë të hënë në Ospedalicchio të Italisë.
Siç raportojnë mediat italiane, 56-vjeçari Zaim Jacaj ka humbur jetën sot, në spitalin e “Santa Maria della Misericordia”. Viktima ishte shtruar në spital prej tre ditësh, pasi ishte rrëzuar gjatë orarit të punës, teksa po rregullonte një tub në një dyqan.
56-vjeçari jetonte dhe punonte në Itali prej më shumë se 20 vitesh. Ai la pas bashkëshorten, Majlinda dhe dy fëmijët Iklid dhe Jori. Këshilltarja bashkiake e Ospedaliçhio Claudia Travicelli shprehu ngushëllimet më të përzemërta për familjen e shqiptarit.
“Pas gjithë detyrimeve ritual ai do të varroset në Shqipëri, vendi i tij që e pa të largohej si emigrant po vajton sot për të bashkë me fshatin Palazzo, miq e të njohur janë pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë”, u shpreh ajo.