Sa i përket vrasjes mafioze së Iljaz Çalit mbrëmjen e së dielës në automjetin e tij “Land Rover” në aksin rrugor Tiranë – Durrrës, është hapur një pistë tjetër nga policia.
Përveç biznesmenit, Rrahim Dedja, një tjetër biznesmen po hetohet pasi ka pasur një konflikt të hapur me viktimën. Çali dhe Ilir Cami kanë pas denoncuar njëri-tjetrin në policinë e Bulqizës.
Kjo pasi, Cami ka një galeri kromi ngjitur me Çalin dhe kanë pasur konflikt për ndërtime. Të dyja palët kanë përfunduar në Komisariatin e Bulqizës me denoncime.
Ndërkohë, vëllai i Iljaz Çalit, Zeqir Çali ka treguar në polici se vëllai i tij me biznesmenin Dedja kishte një debat për një borxh me shumë se 1 milion dollarë.
Kjo e dhënë është përfituar nga dëshmia paraprake e vëllait të viktimës, i cili është pyetur nëse ka dyshime për konflikte të të vëllait.
Mësohet se Rrahim Dedja para tre vjetësh u ka marrë galerinë, dhe afro 350 mijë euro borxh, por ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen dhe se ngjarjen e ka marrë vesh nga televizioni.
Lëvizjet e fundit të autorit:
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar edhe lëvizjet e fundit të viktimës pak para se t’i bëhej atentati. Mësohet se ai ka pirë një kafe me të vëllain, më pas ka shkuar në drejtim të fakultetit të Histori-Filologjisë dhe diku aty ka bërë pazare për shtëpinë. Pasi ka nisur të ecë në drejtim të fshatit Rinas i Ri, atij i është bërë atentat nga një makinë që ka qenë në lëvizje, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash, ndërkohë që dera e pasagjerit ka qenë e hapur. Si fillim u mendua se në automjet ishte dhe një tjetër person, por më pas u verifikua se ishte vetëm 37-vjeçari.
Ka qenë një person kalimtar ai që kishte hapur derën e automjetit të viktimës, për të parë se çfarë kishte ndodhur që makina kishte ndaluar në autostradë, pasi u raportua si fillim si aksident. Ndërkohë, viktima ishte hetuar më herët për pastrim parash dhe për çështjen e hashashit.