Duket se kalvari i vrasjeve në vendin tonë, nuk ka të ndalur.
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Kodrat e Diellit”, në Tiranë, ku nga të shtëna me armë zjarri është shënuar një viktimë.
U mësua se një person është dërguar i pajetë në spital, pas plagëve të marra nga një armë zjarri.
Ndërkohë Priza.al ka zbuluar emrin e viktimës, i cili quhet Skerdi Sanaj.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe nuk dihet nëse ka persona të tjerë të plagosur.
Kujtojmë që pak ditë më parë, një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri në “Kodrat e Diellit”, pas një konflikti banal me fqinjin e tij.