EMRI/ Vrau oficerin e krimeve në Lezhë, zbulohet identiteti i autorit të dyshuar

Mësohet se autori i vrasjes së policit Saimir Hoxha në Ishull Lezhë ndodhet ende në zonë. Aldo Rama nuk është larguar shumë nga vendngjarja.

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle të imtësishme. Nga ana tjetër edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu bashkë me drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocajn po shkojnë në vendngjarje. Një grup i posaçëm është ngritur për këtë ngjarje që çoi në vrasjen e policit gjatë një kontrolli në zonën e mbrojtur të Kune-Vain për kultivim kanabisi.

Njoftimi i policisë

Lezhë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *