Emri/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta gazetari shqiptar

Gazetari Mehmet Emerllahu është ndarë nga jeta këtë të hënë.

Mediat kosovare bëjnë me dije se gazetari vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mësohet se ceremonia mortore do të mbahet ditën e nesërme, ora 15:00.

“Miq, me dhimbje të thellë u njoftojmë se sot pas një sëmundje të gjatë ndërroi jetë më i dashuri ynë, Mehmet Emerllahu. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më 16.08.2022 ora 15:00 në varrezat e fshatit Ramjan. Nisja e funeralit organizohet nga shtëpia e të ndjerit në rrugën Astrit Bytyqi në Ferizaj. Do të mbetesh përgjithmonë shembull i një intelektuali të mirëfilltë dhe udhërrëfyesi i familjes dhe jo vetëm”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *