Mjeti tip furgon është përplasur me një Fuoristradë, që qarkullonte në kah të kundërt të rrugës. Furgoni, për të shmangur përplasjen, ka devijuar dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në greminë.
Frugoni është përplasur me një mjet tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, e cila ka mbetur e lënduar, por që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se është ndërhyrë me sharrë elektrike për thyerjen e dyerve të furgonit, për nxjerrjen e viktimave dhe pasagjerëve të bllokuar.
/Priza.al/