38-vjeçari Eduart Bardho tashmë i arrestuar nën akuzën e vjedhjes banonte në Mamurras dhe punonte në një piceri në kryeqytet.
Mësohet se gjatë hetimeve, është zbuluar se ai pikaste kryesisht automjete tip ML dhe Benz200 por edhe motorët.
Pasi i pikaste, ai ndiqte itinerarin e mjeteve se ku do i parkonin. Më pas organizonte kohën dhe mjetet e nevojshme për të kryer vjedhjet.
Pasi kryente vjedhjet kishte raste që u ndërronte edhe targat. Dhe më pas i shiste në tregun e zi. Së fundmi kishte organizuar si vjedhje edhe motorin e punës së tij, por që rezultoi se e kishte vjedhur dhe shitur vetë.