Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me megaoperacionin në Durrës, ku 14 persona u arrestuan dhe 5 u shpallën në kërkim.
Burime për median bëjnë me dije se mes të arrestuarve ka qenë dhe ushtaraku Altin Celami, 43-vjeç.
Mësohet se Celami i siguronte armë grupit të vrasësve me pagesë, ndaj edhe është pezulluar nga funksionet ushtarake.
4-vjeçari punonte si ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë.
I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”.