Ledina Riza është zgjedhur anëtare e re e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Riza siguroi 113 vota, nga 200 të mundshme duke u bërë anëtarja e 11-të e KLP. Përballë saj ishte prokurori Etien Kapo i cili arriti të merrte 83 vota në total. Ndërkohë 4 vota janë shpallur të pavlefshme.
Në maj të vitit të kaluar, Ledina Riza kaloi vettingun dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e konfirmoi në detyrë si prokurore e Tiranës.
Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, prokurorja Ledina Riza u pyet dhe dha shpjegime mbi burimet financiare për krijimin e disa depozitave bankare. Përveç pikëpyetjeve mbi burimet financiare të likujditeteve bankare, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme të tjera të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.