Prokurori Altin Dumani është zgjedhur zv.drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Altin Dumani vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit. Ai është një nga prokurorët që drejtoi i pari njësinë Task Forcë, ngritur vite më parë për të luftuar krimin e jakave të bardha.
Ai u bë drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000. Ai bëri bujë me qëndrimin e akullt që mbajti gjatë gjykimit të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.
Njoftimi i Plotë:
Me datë 10 Qershor 2022 u zhvillua mbledhja e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me rend dite : “ Caktimi i Zv. Drejtzesit të Prokurorisë Posaçme”.
Drejtuesi Prokurorisë Posaçme fillimisht mori mendimin e prokurorëve të cilët, në mënyrë unanime, propozuan që si zv. Drejtues të rizgjidhej prokurori Altin Dumani. Në vijim Drejtuesi i
Prokurorisë Posaçme vendosi:”Caktimin e zotit Altin Dumani në funksionin e Zv. Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme për një afat dy vjeçar”.