Një zjarr ka përfshirë një banesë në Korçë teksa si pasojë një 67-vjeç ka ndërruar jetë. Zjarri ka rënë në një banesë në afërsi të Shkollës së Muzikës në lagjen, ku për shkak të asfiksisë, ka humbur jetën Edmond Ramollarri.
Mësohet se shkak i flakëve është bërë ngrohësja.
Fqinjët janë shprehur se viktima ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa njëri prej tyre ka treguar se është futur brenda banesës, por që për shkak të tymit nuk ka arritur që të shkojë deri te viktima për ta shpëtuar.
“Hipa mbi makinë dhe hapa penxheren. Po bërtisja a ka njeri, mu përgjigj që ka. Më pas hapa derën dhe hyra brenda por nuk mund të qëndroja se i gjithë vendi ishte tym. Ai ishte gjallë akoma. Më pas erdhi zjarrfikësja. Ishte i sëmurë, vuante nga shëndeti mendor”, ka thënë njëri nga fqinjët.
/Priza.al/