Emri/ Zjarrvënie e qëllimshme? Digjet makina e biznesmenit në Lezhë

Automjeti i një biznesmeni Ndue Pjetrushi (Noshi), i cili ushtron aktivitet në fushën e hidrokarbureve, është djegur gjatë natës

U mësua se automjeti i Noshit ndodhej i parkuar në oborrin e banesës tre katëshe në Lezhë kur u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, teksa ende nuk dihen shkaqet.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 04:00, në Ishull Shëngjin, është konstatuar duke u djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P. 56 vjeç, banues në Lezhë.

Mjeti ka qenë i parkuar në anë rruge dhe për pasojë është djegur plotësisht. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe përcaktimin e shkakut te djegies.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *