Një efektiv i policisë Rrugore dhe një ish-oficer i ushtrisë në repartin e forcave speciale “Komando” janë kapur në Turqi me drogë.
Efektiv i rrugores Florenc Bicerrin dhe Kujtim Çelikun janë kapur nga policia turke me një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
Mësohet se 27-vjeçari Bicerri kishte marrë leje nga Komisariati Rrugor i Tiranës më datën 5 tetor, kur ka udhëtuar drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit.
Raportohet se në lidhje me përfshirjen e efektivit të Rrugores në trafik ndërkombëtar të drogës, AMP ka nisur hetimet.