Emri+Foto/ Qëlloi me armë zjarri në selinë e PD-së në Laç, arrestohet autori

Van Rica, autori që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në selinë e PD-së në Laç është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi në një mbledhje të kandidatëve të ‘Primareve’ dhe Kryesisë së PD-së në Kurbin, ku pas një debati mes autorit dhe nënkryetarit të PD në këtë njësi, Kastriot Marku, Rica ka qëlluar me pistoletë në ajër.

“Molla e sherrit” kanë qenë anëtarësimet e reja, pasi Rica kërkoi që të shtoheshin votuesit, ndërsa Marku e kundërshtoi.

Pas ngjarjes autori iku në drejtim të paditur, ndërsa është arrestuar ditën e sotme dhe po merret në pyetje nga policia e Kurbinit.

Mësohet se Rica është punonjës në një kompani private në Laç dhe po ashtu përfaqësues i PD-së


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *