Një shqiptar ka humbur jetën këtë të dielë në Llaushë të Skënderajt, pasi u godit nga rrufeja.
Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është shtetasi Xhavit Babaj. Babaj nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra, ku për pasojë ndërroi jetë.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në mesditë.