Një adoleshente shqiptar ka humbur gjurmët në Britani.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 17-vjeçari me emrin Luan ka humbur kontaktet që nga data 19 shtator rreth orës 20.00, ku kanë publikuar dhe një foto të tij.
Policia e ka përshkruan si të riun me një trup të mesëm, flokë të shkurtër në ngjyrë kafe të errët.
Njoftimi i policisë:
Ne kemi shqetësime për 17-vjeçarin nga zona e Wrexham, i cili nuk është parë që nga ora 20:00 e së hënës, 19 shtator. Ai përshkruhet se ka flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, me trup të mesëm. Luani përshkruhet gjithashtu se ka një theks shqiptar. Kushdo që ka informacion i kërkohet të kontaktojë me oficerët në 101, ose nëpërmjet faqes së internetit.