Enca dhe Bearti në një lidhje? Këngëtarja publikon foto në momente intime (FOTO)

Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, Enca i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit e mbajti sekret duke bërë lëmsh rrjetin.

Ndjekësit ranë në gjurmët e “misteriozit” dhe zbuluan se djali me të cilin përqafohej Enca ishte pikërisht Bearti dhe këngëtarja nuk vonoi shumë për ta konfirmuar me një foto të tij nga dhoma e hotelit.

Hipotezat se dyshja janë bashkë për një projekt të këngëtares është më votuara deri tani, por nuk mbetet pas edhe ajo se Enca ka diçka më tepër me Beartin, ish-konkurrentin e përputhen dhe gjithashtu ish të dashurin e Teas.

Prandaj menjëherë sa ajo u ka dhënë mundësinë të bashkëbisedojnë, ndjekësit e kanë pyetur për marrëdhënien me Beartin.

Pyetjes se a janë në një lidhje Enca nuk i ka dhënë përgjigje, por ka publikuar pamje nga një dhomë gjumi e shtrirë në krevat dhe dora e Beartit ndodhet në të pasmet e këngëtares.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *