Pak kohë më parë një deklaratë e CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini ngjalli reagime të shumta në rrjet. Në një intervistë për programin “Ndryshe”, ai foli pikërisht për klikimet e blera nga artistët shqiptarë në këngët e tyre. Jo vetëm kaq, por ai zbuloi edhe një listë emrash të artistëve që blejnë klikime.
Ndër emrat e parë ai përmendi Alban Ramosajn, Ardit Çunin dhe vetë Ledri Vulën. I ftuar në një tjetër emision “Glamour Zone” në Rtv Ora, ai u pyet edhe në lidhje me dy emra shumë të njohur që përfliten për klikime të blera. Bëhet fjalë për Noizy-n dhe Enca Haxhian.
Mirëpo për të gjithë dyshuesit, Ceo i “Acromax” u shpreh se asnjëri nga ata nuk i ka të blera.
“Noizy ka klikime reale, Sinan Hoxha dhe Meda gjithashtu. Mund të përmend edhe Encën. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale,”– shtoi Aldor Nini.