Enca dhe Noizy sërish miq?! Këngëtarja habit me veprimin e fundit

Enca dhe Noizy kanë qenë një nga dyshet më interesante në muzikë të cilët sollën hite që dëgjohen edhe sot.

Por diçka ndodhi mes tyre dhe ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndërsa Enca është shprehur më herët që nuk do bashkëpunonte kurrë më me të.

Por ditën e sotme duket se gjithçka ka ndryshuar.

Para pesë vitesh, Enca Haxhia dhe Noizy publikuan duetin e tyre me titull “Bow Down”, i cili u kthye menjëherë në hit.

Ndërsa sot “Bow Down” feston 5-vjetorin e lancimit dhe ka qenë Enca që e ka kujtuar, duke postuar një pjesë nga kënga në Instagram, ndërsa ka etiketuar artistin në video.

Ky veprim i këngëtares i ka bërë të gjithë të mendojnë se tanimë dyshja e artistëve i ka lënë në të shkuarën problemet e tyre dhe janë pajtuar.
“5 vjet nga Bow Down sot”, shkruan ajo.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *