Këngëtarja Enca Haxhia ka shokuar me deklaraten e saj të postuar në rrjetin e saj instagram, ku bën një thirrje të haour ndaj artistëve meshkuj të shoebizz-it .
Enca i drejtohet duke j’u thënë që të mos jetojnë më një jetë me identitet të dyfishtë por të shfaqen në publik ashtu siç janë, duke pranuar orientimet e tyre seksuale .
“Është koha që artistët shqiptarë homoseksualë të tregojnë veten e tyre. Mendoj se kemi nevojë të jemi realist në 2022 dhe shumë fansa të tyre do i kuptonin dhe do i suportonin idhujt e tyre.
Jemi lodhur nga ky maskilitet toksik dhe fallco. Boll paguat modele për ti postuar, na tregoni veten tuaj të vërtetë. Un do të jem e para që do t’ju suportoj sinqerisht!
Mos më kërkoni të ekspozoj të tjerët, kjo është gabim. Çdokush duhet ta tregojë veten e tij atëherë kur e ndjen. Thjesht po them se ndihem keq për ata njerëz që bëjnë një jetë të dyfishtë dhe nuk jetojnë vetvetja.
Bota do të ishte shumë më mirë nëse ne nuk do të ishim gjykues dhe t’i linim të tjerët të jetojnë të lirë”