Duket se Enca Haxhia ka “hequr” dorë nga muzika për t’ju përkushtuar një tjetër profesioni.
“Të shijoj jetën në maksimum”. Ky është synimi i këngëtares kohët e fundit. Pas turit në vendet ekzotike, nga Tanzania në Dubai, së fundmi ishullli i vipave “Mykonos” është kthyer në destinacionin e preferuar të Encës.
Prej disa kohësh tashmë, Haxhia po shijon pushimet në ishullin grek, nga ku nuk heziton të përshëndesë fansat me foto provokuese.
Postimi i rradhës i Encës ka qenë një foto në plazh, me bikini të njëtrajtshëm blu të ndezur, ku dekoltea merr vëmendjen kryesore.
“Shijuese profesionale e jetës (vendoseni këtë në listën e profesioneve të mia në wikipedia”, shkroi këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë në fjalë.
Ndërsa sa i përket muziks, Enca është shprehur se nuk ka dhe nuk do të publikojë një projekt së shpejti, për shkak të pavendosshërisë së saj.