Megi Pojani e ndezi skenën e “Dancing With The Stars” mbrëmjen e djeshme, me një ‘samba’. Ndonëse juria me vlerësimin e saj tregoi se kishte më shumë pritshmëri ndaj aktores, mesa duket dikujt tjetër po që i ka pëlqyer performanca e saj.
Në prapaskenë Megi është surprizuar nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq, krahas së cilës ka pozuar shumë e lumtur.
Fotot janë publikuar nga “News 31” dhe sigurisht nuk ngjan aspak si një buqetë normale. Pusulla që e shoqëronte buqetën me trëndafila të kuq ia shtonte akoma më shumë lezetin. “Të dua, suksese sot e në vazhdim,”- shkruhej në letër. Një gjest shumë romantik që me siguri vjen nga Turqia dhe nga partneri i saj (ende i pakonfirmuar zyrtarisht), Endri Çekiçi.
Kujtojmë se futbollisti dhe Megi përfliten prej kohësh për një lidhje, ndonëse asnjëra palë nuk e ka pranuar publikisht. Më herët, Megi Pojani është parë duke suportuar partnerin e saj në një nga ndeshjet e tij.
Prova që vërtetoi se çifti janë bashkë, u pa në ndeshjen mes Gallatasarajit dhe Koniaspor, ku Çekiçi shënoi një supergol. Festimi i golit ishte me një puthje dhe dedikim drejt tribunës ku ndodhej Megi dhe më pas Çekiçi takoi shokët e skuadrës.