Në këtë ditë, Endri Prifti solli për gjithë artdashësit e tij 3 projekte të reja muzikore, njëra prej të cilave i dedikohej nënës, ndërsa dy të tjerat dashurisë. Endri tha se dëshira dhe qëllimi i tij është që njerëzit të gjejnë veten tek muzika që ai krijon.

Këngën “As shpirt as zemër” Endri e këndon vetëm, ndërkohë këngën “Nëna” dhe “Kjo është jeta ime” e këndon duet së bashku me vëllanë e tij, sikurse jemi mësuar t’i shohim. Këto këngë të reja, kompozuar nga vetë artistët, janë padiskutim thjesht sukseset e radhës për ta. Këngët e reja u prezantuan në festën e ditëlindjes, si një dhuratë për këtë 50-vjetor për vetë artistin por edhe për gjithë publikun.

Një moment tejet emocionues gjatë festës ishte kur Stefi Prifti i dedikoi disa fjalë zemre vëllait të tij, “Mbi të gjitha është shumë i mirë, është njeri shumë i dashur dhe i shoqërueshëm siç e dini të gjithë. Është artist në thelb, unë dhe fëmijët e duam shumë dhe i uroj atij paqe e dashuri”.

Këngëtari Endri Prifti zbuloi se brenda këtij viti ai dhe Stefi do të sjellin edhe dy projekte të reja muzikore, një lajm shumë i mirë ky pasi të gjithë kemi kaq shumë nevojë për muzikë dhe këngë të bukura.