Duke u kthyer mbrapa në kohë, ka një analogji historike me Europianin 1992, kur sërish me vetëm një fitore, Danimarka u rendit e dyta pas Suedisë dhe më pas fitoi edhe kompeticionin.

Fitorja e thellë 4-1 ndaj Rusisë me golat e Damsgaard, Poulsen, Christensen dhe Maehle ishin qershia mbi tortë për të harruar atë tmerr që përjetuan në Danimarkë-Finlandë, kur Eriksen pësoi arrest kardiak dhe pa vdekjen me sy.

 Tani Danimarkën e pret Uellsi, por ëndrra vazhdon.

/Priza.al/