Rita Ora ka treguar se si “gjithmonë ka ëndërruar të martohej” që kur ishte fëmijë. Së fundmi, artistja shqiptare në një intervistë me Louis Theroux, e cila transmetohet javën e ardhshme, por u filmua para martesës së saj të raportuar, foli rreth Taika-s, duke e cilësuar atë si një ‘njeri të mrekullueshëm’.
“Të martohem është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë, dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer. Ai është i mrekullueshëm, kam arritur në një pikë ku jam shumë e përmbajtur dhe e vendosur”, shprehet Rita.
Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës Rita qenka një person shumë pasionant dhe këtë e tregoi vetë ajo. Madje artistja shtoi se i pëlqen shumë të jetë e dashuruar.
Kujtojmë që këngëtarja 32-vjeçare, thuhet se ka lidhur martesën me regjisorin 47-vjeçar, në një ceremoni private këtë verë ndonëse ajo vetë nuk e ka konfirmuar kurrë këtë, miqtë e saj të ngushtë e kanë bërë.
“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë të ftuarit. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”- raportoi më herët edhe “The Sun UK’.
U bë me dije se këngëtarja kishte ndryshuar edhe emrin e saj, tashmë ajo quhet Rita Waititi Ora.