Ëndrrat me sy hapur, problem mendor apo diçka normale?

Sipas revistës “Psychology Today” ëndërrimi është i shëndetshëm. 96% e të rriturve ka një ëndërrim të paktën një në ditë dhe nuk është e qartë se pse e bëjmë. Psikologët sugjerojnë se është një formë stërvitje e trurit, për të qenë gati, për të hyrë në veprim kur prodhohet një stimul i jashtëm.

Kur ëndërrimi me sy hapur kthehet në një çrregullim, nuk është më një aktivitet i shëndetshëm, por një proces i ngadaltë dhe kompleks i depersonalizimit si pasojë e një vetëvlerësimi të ulur ose e një ambjenti të dhunshëm familjar.

Karakteristika përcaktuese është koha e zgjatjes së këtij ëndërrimi. Studimi i botuar në “Consciousness and Cognition” i kryer nga hulumtuesit e universitetit Haifa, në Izrael dokumentuan përvojat e 340 personave që vetëidentifikoheshin si “ëndërrues të një përshtatjeje të keqe” dhe i krahasuan me 107 persona të grupit të kontrollit.

U përcaktua se varësi ndaj këtij ëndërrimi ishte kur pjesmarrësit e kalonin një mesatare prej 57% të kohës në këtë fantazi krahasuar me 16% të grupit të kontrollit. Kishin fantazi të llojeve të ndryshme, kapriçoze, të lidhura me ndonjë personazh artistik ose historik, apo versione të idealizimit të vetvetes. Fantazitë e grupit të kontrollit kishin përqasje me jetën reale, dëshira konkrete të tipit si mund të fitosh lotarinë.

Ndërsa ëndërrimtarët patologjikë ëndërrojnë në çdo moment dhe ka disa faktorë që e shkaktojnë dhe të tjerë që mund të rrisin rrezikun për ta zhvilluar këtë ëndërrim. Të tjerë fajësojnë muzikën, vetminë, mërzinë si një detonator të fantazisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *