Ka kaluar saktësisht një vit që kur Jessie J njoftoi se humbi fëmijën e saj. Këngëtarja 34-vjeçare ka bërë një postim, ku shprehet se edhe pse ka kaluar kohë ende dhemb. Ajo njoftoi se kishte humbur fëmijës së saj në nëntor 2021, pak orë përpara se të performonte në një koncert në Los Angeles.
“Sot, një vit më parë më thanë se fëmija im nuk kishte më rrahje zemre”, shkroi ajo mesazhin e saj në Instagram. “Edhe pse mund ta tregoj historinë tani pa qarë, ende po zbuloj të gjitha gjërat pozitive që më dha kjo përvojë. Forcë, mençuri, ndjeshmëri dhe mirënjohje”, vijoi këngëtarja.
Megjithatë, ajo pranoi se “ende dhemb”. “Gjithë ditën mendoj vetëm për të gjitha gratë, burrat dhe familjet që kanë kaluar të njëjtën gjë pa pushim dhe sa të fortë janë ata. Pikëllimi është një udhëtim kaq i çuditshëm dhe personal. Koha ndihmon, por kjo gjë nuk zbehet kurrë. Të dërgojmë dashuri dhe forcë në zemrën e kujtdo që po kalon ose e ka kaluar këtë. Dhe ëngjëllit tim të vogël. Të ndjej kudo. Sidomos sot”, përfundoi ajo.