Çifti i njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj, kanë publikuar bashkëpunimin “Ama” dhe në videoklipin e këngës kanë zbuluar se po bëhen prindër për herë të parë.
Sakaq, në fund të klipit ata kanë zbuluar edhe gjininë e foshnjës e cila është vajzë ndërsa ata shihen të lumtur kur kuptojnë këtë.
Sakaq, kujtojmë se çifti i njohur i estradës disa ditë më parë njoftuan se janë të martuar që nga viti 2019. Të dy ndanë imazhe në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, teksa Eni shihej me fustan të bardhë ndërsa Genci me kostum elegant.