Email-i që vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit, përmban brenda vetes disa enigma që mund të shërbejnë dhe për ndriçimin e çështjeve të tjera lidhur me dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Emaili ka mbritur në momentin kur Ilir Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj.
Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike.
Në të vërtet Autoriteti ka vepruar shpejt dhe me kompetencë duke zbuluar gjurmët e dosjes së Ilir Metës në dosjen e viktimës së tij, i cili përshkruhet me emër në email. Autoriteti konstatoi me profesionalizëm se Ilir Meta përmbush kushtet dhe standardet e vendosura për një person që të quhet “Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe lind nevoja t’i korrigjojnë çertikatën e pastërtisë, gjë për të cilën ka pengesa ligjore, ndaj i janë drejtuar Kuvendit.
Profili i lart i Bordit të Autoriteteve Për infromim mbi Dosjet e Sigurimit
Vendimi i Autoritetit për informim mbi dosjet e Sigurimit, është një akt profesional i lart që dëshmon profilin e lart të tyre përballë një situate e cila përfshin brenda vetes shumë histori njerëzore dhe politike. Bordi ka vendosur unanimisht mbi konstatimin e faktit që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai po ashtu e ka provuar atë dhe në mënyra të tërthorta hetimi që janë pjesë e protokollit të tyre.
Kjo ka nxitur një reagim qesharak të Ilir Metës për zëdhënësit të tij i cili i konsideron anëtaret e Bordit “patronazhist”, në mungesë të një përgjigje për të shkuarën e vet.
Ky është një fakt plotësues që provon peshën e fajit të Ilir Metës në këtë histori.
Nga ana tjetër kjo histori nxit dyshime të mëdha për sigurinë e shtetit shqiptar pasi në krye të vendit ka qenë një njeri i shantazhueshem si kryeministër kryetar parlamenti dhe president.
Fakti që email u ka shkuar ambasadave të perëndimit në Tiranë, krijon përshtypjen se personi në fjalë mund të jetë përdorur nga qeveri jo mike të Shqipërisë, me influenca antiperëndimore, cka vërehet dhe në kursin e fundit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës./gazetatema