Enkelejd Alibeaj: Më 14 maj i kthejmë bashkinë qytetarëve

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim në Mallakastër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati demokrat Agron Kapllanaj. Alibeaj tha se është momenti që kjo bashki t’i kthehet qytetarëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që më 14 të votojnë Kapllanajn.

“Në katër vite ajo bashki u përdor thjesht dhe vetëm si një mjet për ta mjel. Kurrsesi për t’i shërbyer qytetarëve, kurrsesi për t’i kthyer ato para të buxhetit, të taksave, të ktheheshin në shërbime. Jo, thjesht dhe vetëm u përdor si një mjet për t’u majmur sipas modelit të Edi Ramës atje. E pra 14 maji është momenti që ajo bashki t’i kthehet jo Agron Kapllanajt, t’i kthehet qytetarëve të Mallakastrës dhe kjo mund të bëhet duke qenë të gjithë së bashku”, tha Alibeaj.

Alibeaj u shpreh se e keqja më e madhe e vendit është regjimi i Edi Ramës. Kryetari i komanduar i PD-së thotë se qeveria ka pasur si qëllim që ta shkatërrojë Mallakastrën si pikë reference dhe për këtë thekson se Kapllanaj do t’i japë prioritet infrastrukturës, shkollave, ujit të pijshëm.

“Bashkia qe i kthehet atyre që është me dyer të hapura. Jo bashkia që vidhet natën, që shkatërrohen dyert. Bashkia që është shtëpia e madhe e qytetarëve. Bashkia që duhet i japë jete dhe zë të gjitha projekteve që kane nevojë mallakastriotët pavarësisht ngjyrimeve politike. Bashkia që do te vazhdojë dhe një herë projektet e infrastrukturës, rrugët, do ndërtoje shkollat, do merret me ujin e pijshëm, do i ndodhet afër fermerëve, afër atyre bizneseve qe janë te pamundur për te paguar taksa, bashkia e cila do ta kthejë këtë vend dhe një herë pikë reference për Mallakastrën pavarësisht historisë së vrazhdë të zymtë që sot qeverisja e Edi Ramës i ka dhënë, e cila ka dashur ta shkatërroje si pikë reference këtë Mallakastër, këtë vend, ketë qytet. Kjo është ajo që marrim përsipër, si u dalim përpara qytetarëve. Edhe ne situate atipike dhe anormale për ne”, vijoi Alibeaj.

Alibeaj u ndal edhe në situatën në të cilët ndodhet Partia Demokratike dhe tha se ata e kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit për hir të demokratëve. Alibeaj u bëri thirrje demokratëve që më 14 maj të votojnë vetëm për siglën e Partisë Demokratike.

“Kemi treguar që dhe brenda familjes tonë, jemi të gatshëm të bëjmë sakrifica. Është sakrificë e madhe ajo që ka ndodhur brenda nesh. Kurrsesi se kemi dashur ne. Nuk kemi dashur as grindje as përplasje. Kemi dashur të jemi bashkë. E kemi bërë me fisnikëri. Sot është momenti që ajo qe ka ndodhur brenda familjes sonë të lihet mënjane. Duke i bërë thirrje të gjithë demokratëve, të cilët njësoj si ne, si atyre njerëzve që kane qëndruar tek vlerat dhe tek logo dhe tek sigla e PD vuajnë të njëjtin regjim”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *