Çështja e padisë për shpifje ndaj Spartak Brahos i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.
Ditës së sotme gjykata e Posaçme e ka kaluar çështjen për kompetencë tek Gjykata e Tiranës, çështje kjo e cila është paditur nga Komisioni i Rithemelimit për deklaratën që Spartak Braho ka bërë në prag të tubimit të 8 janarit pranë selisë së PD-së.
Braho ka deklaruar se duhet të merreshin masa për mbrojtjen e zyrtarëve të PD-së, sepse kishte informacion se do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj.
Bëhet e ditur, se sipas Gjykatës së Posaçme në momentin që Braho ka bërë deklaratën ai nuk ka pasur mandatin e deputetit dhe se nuk ka në kompetencë shqyrtimin e kësaj çështje.