Eno Popi sqaron debatin e Bora Zemanit dhe Valbona Selimllarit në “DWTS”, ja cilën moderatore zgjedh për të prezantuar

Moderatori i njohur Eno Popi, është një ndër ata personazhe i cili shihet rrallë herë nëpër intervista apo  të flasë për jetën e tij personale.

Së fundmi, Eno ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku vu përballë një zgjedhjeje nga moderatoret.

Armina Mevlani e pyeti prezantuesin se kë do të zgjidhte mes Bora Zemanit dhe Arbana Osmanit për të prezantuar. I vendosur në ‘vështirësi’, Eno dhe ose nuk përmendi emër, e la të kuptohet se zgjedhja e tij është Arbana.

“Janë disa gjëra që janë të dukshme. Me një njeri që edhe vitet flasin edhe pyetja ndonjëherë nuk bën sens”– tha moderatori.

Kujtojmë se Eno është dhe bashkëprezantues me Borën në “Dancing With The Stars”. Ai sqaroi dhe një debat që moderatorja pati me antaren e jurisë, Valbona Selimllarin rreth dy ajvë më parë.

Debati nisi pas ankesave të konkurrentëve për kritikat e jurinë, dhe aty ndërhyri Vlbona e cila u shpreh e revoltuar se ata shohin në “YouTube” performancat e kuruara nga produksioni. Menjëherë ndërhyri Bora, e cila tha se produksioni nuk “mban asnjë me hatër.”

Eno sqaroi se ‘askush nuk kishte asgjë me askënd’ dhe e gjitha ishte një ballafaqim pikëpamjesh:

“Askush s’kishte asgjë me askënd, ishte një ballafaqim pikëpamjesh. Një gjë të mirë që bën Bora është që është në krahun e të gjithë konkurrentëve dhe kështu duhet të jetë. Nga ana tjetër juria nevojën e vet për të artikuluar dhe për të thënë mendimin e tyre”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *